9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmePronari i “Drim Building” dëshmoi para Ruskoskës, nesër edhe Frosina Remenski do...

Pronari i “Drim Building” dëshmoi para Ruskoskës, nesër edhe Frosina Remenski do të jap dëshmi për rastin “Reket”

Para prokurores për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot është thirrur biznesmeni Ardijan Amzoski, pronar i kompanisë “Drim Building” nga Struga, të jap dëshmi për rastin “Reket”. Amzoski në llogarin e Lidhjes Ndërkombëtare të Boki 13, ka paguar 260,000 euro për partneritet strategjik dhe bashkëpunim në biznes. Dje në prokurori dëshmoi edhe Lila Filipovska dhe biznesmeni nga Manastiri Siljan Micevski, ndërsa nesër është thirrur për të dëshmuar edhe Frosina Remenski. Ajo është dëshmitarja e parë nga LSDM-ja që dëshmoi para Ruskoskës, këto informacione i konfirmojnë edhe nga Prokuroria. Në rastin “Reket” të dyshuar janë Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, Zoran Milevski-Kiçeec dhe prokurorja Speciale Katica Janeva të cilët ndodhen në paraburgim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments