8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeProkurorët dhe hetuesit e PSP-së në pushim të detyruar? Lëndët i merr...

Prokurorët dhe hetuesit e PSP-së në pushim të detyruar? Lëndët i merr PP

Janeva prapa grilave vendosi për fatin e PPS-së. Joveski e pranoi ofertën, ndërsa pas vendimit për marrje të lëndëve, hetuesit dhe prokurorët do të pushojnë deri sa të ketë epilog për fatin e PPS-së. Sipas ekspertëve kjo është provë shtesë për papjekurinë e sistemit të drejtësisë në vend.

Sjellja e Ligjit për PP është shembull eklatant për këtë, si nuk duhet të sillet ligj i ri, vlerëson profesori universitar, Nikolla Tupançevski, në intervistë për “Zërin e Amerikës”.

“Situata komplekse, kufizimi kohor ose faktori kohë nuk është në anën tonë si shtet, shoqëri. Kështu që shpresoj se në 10 ditët e ardhshme që na kanë mbetur, deri më 15 shtator, kur është afati i fundit për ekzistimin e PPS-së të gjendet ndonjë zgjidhje që nuk do të jetë marrëveshje politike por do të sundojnë ose dominojnë argumentet juridike”, tha Nikolla Tupançevski, profesor universitar.

Prokurori shtetëror, Lubomir Joveski, për TV21, thotë se tani e ka radhën PPS, që duhet të dorëzojë lëndët. Nga PPS thonë se deri dje nuk ka arritur vendimi i prokurorisë.

Përderisa nuk dihet epilogu final për PPS-në, derisa sa të sillet ligji dhe të arrihet marrëveshje mes partive politike, me shumë gjasa proceset gjyqësore do të pauzojnë, edhe pse në kumtesën e djeshme të Prokurorisë publike u paralajmërua se proceset do të vazhdojnë para prokurorive publike kompetente.

“Prokurori publik është i obliguar të ndërmarr përndjekje penale, nëse ekzistojnë dëshmi se është kryer vepër penale për të cilën përndiqet sipas detyrës zyrtare, si dhe detyrimi në emër të shoqërisë të kujdeset për efikasitetin e sistemit penal-juridik, duke respektuar parimin e sigurisë juridike të qytetarëve si vlerë themelore e sundimit të së drejtës. Procedurat për lëndët konkrete do të vazhdojnë në prokurorin publike kompetente”, thonë nga PPRM.

Nga PPS për TV21  thonë se të punësuarit shkojnë në punë, por cili do të jetë fati i PPS pas fundjavës së vazhduar, nuk e din.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments