8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProf.Dr.Ibish Kadriu / Sindromi tragjik i ndotjes se ambientit jetësor

Prof.Dr.Ibish Kadriu / Sindromi tragjik i ndotjes se ambientit jetësor

Prof.Dr. Ibish Kadriu
Dekan i Fakultetit Filozifik, Universiteti i Tetovës

Në shekullin e XIX-të një elitë intelektualësh, hulumtuesish, shkencëtar e mendimtarë të shquar paraqiten me theks të veçantë analiza kritike për mendimin e zhvillimit të shoqërisë, duke u bazuar në eksplloatimin e natyrës dhe shkatërimin e saj në mënyrë të pamëshirshme, natyra është “jetë dhe jo mjet për jetës”, njeriu jeton nga natyra që do të thotë se ajo është “trupi i tij, me të cilin ai duhet të jetë në lidhje të përhershme që të mbesë gjallë” gjithmonë në një bashkëpunim të ngushtë gjatë gjithë procesit jetësor me qëllim që të mos zhduket. Lidhshmëria e jetës shpirtërore dhe fizike e njeriut me natyrën nuk ka kuptim tjetër, përveç si lidhje me vetveten, sepse njeriu eshte pjesë e natyrës.

Futurologët parashikonin se në shek. e XX-të do te zgjidhen shumë probleme, askush deri atëher nuk kishte menduar se janë të mundshme luftërat botërore, ndotja e ajrit, armët atomike, pandemia, anët e erëta të shekullit të kaluar.

Sot kur jemi në decenien e dytë të shekullit XXI tek shumica e shkencëtarëve zvoglohet optimizmi për të ardhmen. Tek nji pjesë e vogël nga ata dominon besimi të inkurajuar nga procesi i zbulimit të fuqishëm shkencor se është e mundur zgjidhja e problemeve thelbësore me të cilat ballafaqohet njeriu.

Sipas mendimit tim një është e sigurt se vend për optimizëm nuk ka, sipas parashikimit nëse vazhdon zhvillimi i cili sjell deri tek shfrytëzimi i pakontrolluar i resurseve natyrore dhe ndotjes së natyrës, sot, njerëzimi ndodhet para rrezikut real për egzistencën e vet dhe të gjallesave tjera.

Sfidat për njeriun sot janë se si të mendohet zhvillimi ekonomik e cila do të jetë e mjaftueshme ti kënaq nevojat e gjithë njerëzve në planet, dhe njëkohësisht të ndalohet shkatërimi i ekosistemeve natyrore, në fakt të ulet në mënyre sa më të dukshme ndotja e ambijentit jetësor.
Ky eshte ai sindromi tragjik qe e ka kapluar gjithe planetin Toke dhe pasojat aktualisht jane evidente dhe shum te rezikshme me rastin e pandemisë COVID-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments