BallinaLajmeGeorgiev: Do t’i propozojë Radevit t’i kërkojë BE-së të pezullojë të gjitha...

Georgiev: Do t’i propozojë Radevit t’i kërkojë BE-së të pezullojë të gjitha fondet për Maqedoninë e Veriut

Deputeti bullgar Angel Georgiev nga partia “Rilindja” ka reaguar për djegien e makinave të ambasadës bullgare në Shkup. Ai tha se do t’i propozojë presidentit bullgar Rumen Radev që të kërkojë nga Bashkimi Evropian që të ndalojë të gjitha fondet për Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, kjo masë do ta detyronte Maqedoninë e Veriut të bëjë më shumë reforma për t’u afruar me BE-në.

Ai kritikoi disa parti në Bullgari dhe tha se politika aktuale ndaj Maqedonisë së Veriut nuk ka sjellë rezultate të mira. Gjithashtu, ai pretendoi se BE-ja po lejon shpenzimin e parave pa ndryshime të mjaftueshme në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments