12.3 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaSportPrimozh Gliha emërohet kryetrajner i kombëtares së Kosovës në futboll

Primozh Gliha emërohet kryetrajner i kombëtares së Kosovës në futboll

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se ka emëruar Primozh Gliha kryetrajner të Kosovës, për ndeshjet e mbetura kualifikuese në kuadër të Euro 2024.

Përmes një komunikate për media, FFK-ja ka bërë të ditur se ndihmës të kryetrajnerit do të jenë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.

“KE i FFK-së ka vendosur që t’ia besojë drejtimin e Dardanëve ekipit të brendshëm të trajnerëve që tashmë janë të angazhuar në ekipet kombëtare. Ata njëherësh do të qëndrojnë në ekipet e grupmoshave që i drejtojnë, por do të jenë të angazhuar për të ndihmuar përzgjedhësin Gliha në Kombëtaren A” – thuhet në komunikatën e FFK-së.Emërimi i Gliha në krye të Kosovës, vjen pas largimit të Alain Giresse në qershor të këtij viti, pas rezultateve të dobëta të Kosovës në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024.

Kush është Primozh Gliha linku

https://en.wikipedia.org/wiki/Primo%C5%BE_Gliha

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments