8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmePolicia e Maqedonisë do të kontrollojë nëpër shtëpitë private ku ka festime...

Policia e Maqedonisë do të kontrollojë nëpër shtëpitë private ku ka festime dhe takime

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e obligoi Ministrinë për Punë të Brendshme të intensifikojë kontrollet nëpër shtëpi private ku organizohen festime dhe takime, me qëllim që të ndalojë mbajtjen e tyre.

“Obligohet Ministria për Punë të Brendshme të intensifikojë kontrollet nëpër shtëpi private dhe vula ku organizohen festime dhe takime, me qëllim që të ndërmerren masa për parandalimin e këtyre tubimeve”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Sipas këtij vendimi, ndaj pronarëve të objekteve dhe personave që ndodhen brenda do të ndërmerren masa për mosrespektim të masave dhe rekomandimeve nga Qeveria për parandalimin e Covid -19.

Qeveria gjithashtu obligoi MPB-në, që nëse është nevoja, të përpunojë rregulla me fuqi ligjore, ku do të miratohet vendimi për ndalim prej 14 ditësh për mbajtjen e ligjëratave dhe trajnimeve dhe testimeve në autoshkolla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments