Virusi korona, rendi i detyrueshëm para marketeve, barnatoreve, bankave dhe postave

149

Të gjitha marketet, barnatoret, bankat dhe institucionet e shërbimit postar janë të detyruar të ofrojnë shërbim të personave që kujdesen për rendin gjatë hyrjes dhe brenda objektit, në mënyrë që të kontrollojnë hyrjen dhe numrin e personave në to, kështu që të sigurojnë minimumin e kërkuar të distancës prej dy metrash midis personave përpara dhe në objekte.

Krahas kësaj, Qeveria ndaloi tubimin në grupe prej më shumë se pesë persona, nëpër parqe, vende dhe sipërfaqe të tjera publike. Për këtë qëllim angazhohet MPB dhe Armata t’i shpërndajnë grupet dhe t’i intensifikojnë kontrollet në terren.

Në procesverbal është theksuar se ndalohet qasja e personave de automjeteve në malin “Vodno”, çdo ditë nga ora 18.00 deri në 16.00.

Për këtë qëllim, angazhohet Ministria e Punëve të Brendshme me automjete patrullimi ta mbyllë qasjen në “Vodno”.

Ndalohet edhe mbajtja e mësimit dhe zbatimi i trajnimeve dhe provimeve në qendrat e testimeve nga ana e shkollave për trajnimin e shoferëve, për një periudhë prej 14 ditësh.