10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeKëshilli Gjyqësor i përgënjeshtron lajmet e rreme për zgjedhjen e gjykatësve

Këshilli Gjyqësor i përgënjeshtron lajmet e rreme për zgjedhjen e gjykatësve

Këshilli Gjyqësor në mënyrë më të ashpër i dënon lajmet e rreme të publikuara përmes disa portaleve të caktuara, për zgjedhjen e gjykatësve, thuhet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Zgjedhja e gjykatësve në Gjykatën e Apelit Shkup, Gjykatën Themelore Penale Shkup dhe Gjykatën Themelore Civile Shkup nga Këshilli Gjyqësor është kryer në seancat e mbajtura më 7.02.2020 dhe 10.02.2020, para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme”, informojnë nga Këshilli Gjyqësor.

Njëherit prej atje theksojnë se Këshilli Gjyqësor ka obligim ligjor t’i publikojë vendimet përfundimtare për zgjedhjen e gjykatësve në “Gazetën Zyrtare” të RMV-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments