11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaPlazhi artificial i Parisit, alternativë e mirë për vendasit

Plazhi artificial i Parisit, alternativë e mirë për vendasit

Rritja e kostove të jetesës për shkak të luftës në Ukrainë ka nxitur parizienët që të zgjedhin mënyra të tjera për të kaluar pushimet

Kriza dhe rritja e kostove ekonomike i ka shtyrë shumë parizienë të zgjedhin mënyra alternative për të bërë pushimet verore.

Disa pishina të mbushura me ujë nga lumi Sene në Paris tanimë po frekuentohen gjithnjë e më shumë.

“Paris Plages”, një alternativë të mirë për ata që nuk ishin në gjendje të iknin nga qyteti për pushime, pasi vendi përballet me inflacion rekord që ka rritur çmimet si ato të ushqimeve, energjisë, karburantit etj dhe ka çuar qeverinë të marrë masa të reja emergjente.

“Për ata që nuk kanë mundësi të shkojnë me pushime, mendoj se kjo është e mrekullueshme sepse mund të qëndrojnë në Paris dhe të shijojnë ujin, pishinat, këndet e lojërave për fëmijët, aktivitetet, baret dhe restorantet. Mendoj se kjo është e mrekullueshme”.

Plazhet artificiale në brigjet e Senës në qendër të Parisit dhe Bassin de la Villette, kanë qenë një sukses i madh që kur u hartuan si nismë nga kryebashkiaku i Parisit, Bertrand Delanoe në 2002.

Këtë vit, vendet përfshinin gjashtë pishina. Vizitorët gjithashtu mund të marrin pjesë në aktivitete të tilla si kajak.

“Parisi sjell shumë alternativa mendoj, dhe është vërtet një privilegj të jesh këtu. Kështu që unë me të vërtetë mendoj se njerëzit që janë më pak të privilegjuar për të bërë pushime mund ta shijojnë atë këtu. Kështu që thjesht ejani këtu dhe shijoni rrezet e diellit, mendoj”.

Jo vetëm kaq por kjo mënyrë e të bërit pushime të tilla po argëton edhe fëmijët dhe familjet me të ardhura të ulëta të cilët nuk mund të bëjë pushime për shkak të rritjes së çmimeve.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments