16.4 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaFOTO/ Arma artizanale me 9 tyta, me të cilën u vra ish-kryeministri...

FOTO/ Arma artizanale me 9 tyta, me të cilën u vra ish-kryeministri japonez

Policia japoneze ka sekuestruar armën artizanale e vrasësit të ish-kryeministri Shinzo Abe, përfshirë një arsenal armësh të ndryshme.

Arma e gjetur në shtëpinë e Tetsuya Yamagami përbëhej nga 9 tyta, e cila sipas autorit të sulmit mund të kontrollohej nga telefoni nga një distancë prej 200 metrash.

Yamagami qëlloi ish-kryeministrin japonez ndërsa po mbante një fjalim në fushatë.

Si pasojë e plagëve të marra ai ndërroi jetë, kurse vrasësi u raportua se është një ish-marins që kishte arritur ta prodhojë këtë armë artizanale që ka një dizajn të çuditshëm.

Është interesant fakti se armën që përdori në vrasjen e Abe, ai e kishte ndërtuar nga pjesë të ndryshme që i kishte blerë online në internet.

Në videon e publikuar nga mediat japoneze, vrasësi shihet se si qetë, qetë i afrohet Abe, dhe qëllon mbi të me armën 40 centimetërshe që ngjante shumë me ato të përdorura në filmat fantashkencë të Hollywood-it.

Abe u qëllua në pjesën perëndimore të qytetit Nara, ku më pas u dërgua me urgjencë në spital, por pa ndonjë sukses.

Mjekët thanë se pavarësisht përpjekjeve, ish-kryeministri nuk i mbijetoi plagëve dhe humbjes së sasisë së madhe të gjakut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments