7.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmePër zhbllokimin e Kuvendit, Zaevi nuk përjashton “gjendjen e jashtëzakonshme”, me shpallje...

Për zhbllokimin e Kuvendit, Zaevi nuk përjashton “gjendjen e jashtëzakonshme”, me shpallje a vihet në pyetje rregjistrimi,si do realizohet premtimi?!

Lajmi interaktiv

Edhe një javë zyrtarisht ka mbetur deri te fillimi i regjistrimit së popullatës,amvisërive….më 1.Prill 2021 në RMV .Ky regjistrim aq u politizua kohëve të fundit nga vetë shteti dhe ashiqare shtyerja për të cilën flasin të gjithë ka erë marrveshje të treshes LSDM+BDI+VMRO-DPMNE .Tëgjitha errërat politike po fryejnë drejt mosregjistrimit.Pra BDI hyri në lojë pas 16 Marsit 2021 që i bie 16 ditë minus në kampanjë për diasporën që të regjistrohen kampanja pra rregjistrimi në diasporë filloi më 1 MARS 2021 .Pra BDI duke mbetur borxhlie tek shteti për regjistrimin e filluar por të ndërprerë më 2011,tash në marrëveshje me LSDM u nis huxhum në ofensivë të vonuar të paktën të jetë e larë në thojza para opinionit shqiptar në RMV atë zort ka Artan Grubi dhe Ali Ahmeti .Por Zaevi i ka premtuar Ambasadore së SHBA -së Berns ditë më parë në Qeveri mbajtjen e regjistrimit . Por të dhënat nga tereni nga diaspora flasin për regjistrim 7 me 0 për shqiptarët ,dhe kjo është rreth 15 deri 20 % nga popullata e përgjithshme nëse në fund del 500.000 numri i diasporës .Kjo është vetvrasja politike e LSDM-së dhe Qeverisë Zaev2 vetëm përcillni deklarat e ZKPRMV Artan Grubit në Klan flet për nervozë të shprehur nëpërmes intervistës …INTERESANT…dëgjojeni me vëmendje dy-tre herë dhe do kuptoni zortin që ka BDI..Artan Grubi jep sinjale me nervozën që ka kur flet shpejt se shtyerja e regjistrimit është në horizont por që të mos duket se e dijnë dhe ua kan borxh pushtetit në RMV për mosregjistrim të 2011 po bëhen kinse luajnë lojën e regjistrimit me diasporën.

Zaevi u mundua për fundit herë nëpërmes Komisionit për Sëmundje Infektive që i mbeti shpresë por Karaxhovski tha se ata nuk mund të ndërpresin regjistrimin por japin vërejtjet dhe ua hodhi topin partive politike ,se ata me konsenzus mund të vendosin :tash i vetmi ARSYETIM zhbllokimi i Parlamentit me gjendje të jashtëzakonshme .po në gjendje të jashtëzakonshme shtyhen të gjitha aktivitetet për një muaj që i bie se nëse deri më 31 shpallet nga Kryetari i shtetit Pendarovski i cili nuk duhet haruar ishte për shtyerje disa muajshe …regjistrimi është vënë në PIKËPYETJE më 1.Prill 2021. Numri i madh i shqiptarëve nga diaspora të regjistruar plus mbrenda në shtet janë kokëçarje kur dihet se sipas Radevit kryetarit Bullgar mbi 100.000 shtetas në RMV kanë nënshtetësi të dyfishtë ,që ishte në të njëjtën kohë edhe thirje për ata që të regjistrohen sipas passaportës bullgare, duhet llogaritur këtu edhe nja 50.000 shtetas të fjetur deri në rregjistrim që nuk kanë pasaporta ,por mbase duhet të deklarohen brenda shtetit së RMV-së bullgar sipas Karakaçanovit dhe Radevit ky numër është edhe më i madh.Edhe turqit ditë më parë thanë se janë 7%,sërbët,romët,egjiptiasët,boshnjakët …dhe muhabeti i Akademik Prof.Dr Abdullah Mehmetit se numri 35-45% i shqiptarëve në RMV ka qenë realitet i mohuar,pra me këtë regjistrim duhet të vërtetohet sa kush dhe sa është …por durim deri në 1 Prill dhe se a do e mbaje Zaev premtimin ndaj ambasadores së SHBA -së se regjistrimin do e zbatoje..Nëse Zaevi dhe Ali Ahmeti e kanë pa dredhi le të filloje regjistrimi e pastaj le të debllokojnë Parlamentin pse gjithë kjo ngutje …Ishalla nesër Talat Xhaferi dhe Ali Ahmeti nuk janë në Skemën e Zaevit që i ka thirur lidhur me debllokimin e Parlamentit,kur e ka punën në zor thret shqiptarët për tia vazhduar karierën politike,asnjë investim në Maqedoninë perendimore as edhe një CENT ( kur kërkon Zaevi alibi para ndërkombëtarëve ja tash tirrën liderin e BDI-së dhe Kryetarin e parlamentit ndërsa me thjetra takime liderësh janë mbajtur pa BDI pra LSDM-VMRO-DPMNE …sepse Vmro-Dpmne e akuzoi se gjitha këto situata Zaev për pakon e pestë ekonomike ka mundur ti bëjë ditën para një jave kur kërkoi votëbesimin ditë më parë aty i kishte 62 deputetët …pse nuk e bëri? Po pse a bllokimi i Parlamentit ishe shkaku i mos sjelljes së vaksinave për Pandeminë …më se sigurtë pra a thua priti që të afrohet dita e regjistrimit të popullatës në RMV dhe një udhë e dy punë të hjek qafe regjistrimin,në emër të gjendjes së jashtëzakonshme…ishalla jemi gabim …por jo thuajnë ndërkombëtarët në Shkup,Zaevi rrezikon pushtetin e vet me mosregjistrim edhe Zaev gojën e ka plot regjistrim këtyre ditëve …shohim e bëjmë 1 Prilli 2021 është pas 7 ditëve ….dhe pse është dita ndërkombëtare rrenave ….

lajmi aktiv që qarkullon

https://alsat.mk/disa-mundesi-per-zhbllokimin-e-kuvendit-zaev-nuk-perjashton-gjendjen-e-jashtezakonshme/

Një takim mes kryeministrit Zoran Zaev, kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe kreut të BDI-së Ali Ahmeti do të jetë përpjekja e radhës për gjetjen e një zgjidhje për zhbllokimin e ligjeve që kanë ngecur në Kuvend. Takimi pritet të mbahet para seancës për pyetjet e deputetëve të enjten por Zaev nuk përjashtoi as mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Të gjitha opsionet janë të hapura, nga takimi i liderëve, deri te gjetja e zgjidhjes përmes koordinatorëve të grupeve parlamentare, deri te gjendja e jashtëzakonshme, gjithçka. Vetëm t’i lirojmë institucionet të sjellin vendime që janë me rëndësi jetësore për qytetarët tanë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Ndërkohë kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski doli me ofertë për pushtetin. Mickoski i kërkoi Kuvendit që para seancës për pyetjet e deputetëve, të caktohet seancë me katër pika, ku janë të gatshëm të krijojnë kuorum.

Vendim për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të virusit korona dhe ndryshimet në ligjin për mbështetje financiare të punëdhënësve, mbështetje financiare për personat fizik që janë të vetëpunësuar dhe janë goditur nga kriza dhe ndryshimet në ligjin për tatimin e të ardhurave personale… Theksoj edhe një herë, edhe pse ndihma nga Qeveria është e vogël dhe e pamjaftueshme për kompanitë dhe qytetarët, ajo përsëri do të ketë mbështetje nga deputetët e VMRO-DPMNE-së”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

I pyetur për ofertën e Mickoskit, Zaevi tha se pranon gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe që ofron mundësi të shpejtë për zhbllokimin e ligjeve.

Instituti për Demokraci, “Societas Civilis” në një reagim vlerëson se bllokimi i Kuvendit në këtë mënyrë “shkatërron reputacionin e institucionit i cili ka  përgjegjësi të madhe në menaxhimin e krizës dhe në kontrollimin e ekzekutivit. Instituti konsideron se … Duhet të vendosen kufizime në Rregullatoren Kuvendore për të krijuar ekuilibër midis mundësisë së përdorimit të mjeteve për të parandaluar miratimin e ligjeve (p.sh. filibustering) dhe funksionalitetit të legjislativit; të forcohet kontrolli i ligjeve të miratuara nën “flamurin Evropian” dhe me procedurë të shkurtuar.  Të mundësohet puna e deputetëve “online”, si në shumicën e parlamenteve në botë; Praktika e bllokimit të seancave për shkak të mosmarrëveshjes me shumicën parlamentare duhet të marrë fund. Precedenti i fundit i bllokimit të plotë jo vetëm të një, por të të gjitha ligjeve për shkak të mos miratimit të një propozimi të vetëm ligjor është një akt i papranueshëm që shkon drejtpërdrejt kundër shtetit dhe interesit publik. Dialogu politik për zgjidhjen e krizave duhet kryesisht të zhvillohet në Kuvend. Takimet e liderëve janë format jo-transparent për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike. Për më tepër, ato e delegjitimojnë Kuvendin”, thuhet mes tjerash në reagimin e Institutit për Demorkaci, “Societas Civilis”.

Instituti për Demokraci “Societas Civilis”

  • duhet të vendosen kufizime në Rregullatoren Kuvendore për të krijuar ekuilibër dhe të sigurohet funksionalitetit të procesit legjislativ;
  • të forcohet kontrolli i ligjeve të miratuara nën “flamurin Evropian” dhe me procedurë të shkurtuar;
  • të mundësohet puna e deputetëve “online”;
  • praktika e bllokimit të seancave për shkak të mosmarrëveshjes me shumicën parlamentare duhet të marrë fund;
  • dialogu politik për zgjidhjen e krizave duhet kryesisht të zhvillohet në Kuvend;
  • takimet e liderëve janë format jo-transparent për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike, delegjitimojnë Kuvendin dhe mohojnë rolin e kujdestarit të sovranitetit të çdo qytetari.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments