4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaOpinionGenc Sejko: Çam jam!

Genc Sejko: Çam jam!

Çam jam!Shtëpinë dhe tokat m’i kanë marrë shumë kohë më parë. Ullinjtë e stërgjyshit tim i vjel sot tjetërkush.Të parët nuk më lanë pasuri, por më kanë lënë amanet gjuhën dhe kombin, ndaj çdo ditë i lutem Zotit që të më mbajë në lartësinë e amanetit të tyre.Kryeministri i vendit tim është përgjegjës për largimin e gjysmë milioni shqiptarësh.Atëherë me ç’ moral futesh në listën e tij o çami im?!Ti që e njeh shumë mirë dhimbjen e largimit.Po ti që e ndihmon e mbledh vota për të?!Kush nga të parët e tu ndihmoi dhe u bë palë me Napoleon Zervën?!Atëherë pse e përdhos sakrificën dhe kujtimin e tyre?!E në fund ti që e voton. Kaq shpejt i harrove vuajtjet e babait dhe të nënës sate?! Punët e rëndomta dhe shkollimin e mohuar. Harrove kur të thërrisnin ‘çam i pabesë’?!E harrove përbuzjen?!Çam jam!Çdo ditë e lus Zotin që të mos më turpërojë; që kur të vdes dhe të takohem me të parët e mi, t’i shoh në sy e t’u them që e mbajta fjalën e dhënë, që e luftova të keqen, që qëndrova me më të dobëtin dhe se u lashë atyre pas meje të njëjtin amanet.Askush nuk ka marrë nga kjo botë asgjë. Lum ai që kujtohet për mirë!

May be an image of 1 person dhe tekst

https://kohanews.com/lajme/genc-sejko-cam-jam/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments