8.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmePër pushtet,Bilall Kasami kah fryn era kthen gëzofin!

Për pushtet,Bilall Kasami kah fryn era kthen gëzofin!

Në asnjë moment Lëvizja Besa nuk ka kalkuluar dhe nuk do të kalkulojë me orientimin gjeostrategjik të Maqedonisë së Veriut”, kështu kishte deklaruar kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në nëntor të vitit 2021, njofton indeks.mk

Por ky qëndrim i Kasamit u ndryshua pa kaluar as një vit i plotë nga qeverisja me LSDM-në.

Pikërisht, pas një viti është po prapë Bilall Kasami, i cili nga selia e Lëvizjes Besa dërgoi një apel deri tek Qeveria, por kësaj here jo për mbështetje në rrugën drejtë BE-së, por për bllokim dhe kushtëzim dhe duke bërë kalkulime për përfitime politike me orientimin gjieostrategjik të vendit dhe duke u bashkuar në një front me Levicën dhe VMRO-në, për të penguar integrimin e vendit në BE dhe bllokimin e ndryshimeve kushtetuese.

Kundër Kasamit dhe qëndrimeve të tij që ndryshojnë sa hap e mbyll sytë kanë dalë njohësit e rrethanave politike po edhe ish-aktivistë të cilët i kujtojnë Kasamit se deputetët dhe forcën e zërin në Kuvend e gjithandej Lëvizja Besa e mori pas koalicionimit në “Mundemi” me LSDM-në e Zaevit, e cila sipas analistëve, Kasamit në “tavolonë”  ia dha katër deputetë.

Analistët dhe ish-aktivistët shkojnë edhe më tutje, duke thënë se Kasami  e shiti Besën tek Levica e VMRO-ja me shpresë për një copë pushtet në të ardhmen./indeks.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments