7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaKronikë“Kërkonin nga 5, 20 ose 30 euro pasi caktoheshin nga komandanti”, Prokuroria...

“Kërkonin nga 5, 20 ose 30 euro pasi caktoheshin nga komandanti”, Prokuroria me detaje rreth bastisjes në “Tabanoc”

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj 4 personave, paraburgim prej 8 ditësh ndaj dy të tjerëve dhe masa për sigurimin e prezencës ndaj 5 personave tjerë të cilët janë pjesë e grupit prej 12 personave ndaj të cilëve është parashtruar kallëzim penal nga MPB-ja pas bastisjeve në pikën kufitare “Tabanoc”, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohen për grupim kriminal dhe marrje të ryshfetit.

“I dyshuari i parë, fillimisht si drejtues turni, e më pas si komandant Stacionit të Policisë, caktoi ose ndikoi që tre të dyshuarit e tjerë të caktoheshin në punë në kabina ku ka frekuencë më të madhe të pasagjerëve që hyjnë dhe dalin jashtë vendit. Tre persona, si punonjës policie që kryenin kontrollin e pasaportave, kishin për detyrë të kërkonin dhe merrnin dhuratë prej 5, 10, 20 ose 30 euro për veten e tyre dhe për të dyshuarin e parë- për të kryer veprim zyrtar që nuk u lejohej – të kalojnë automjete që nuk kishin kartë të gjelbër për hyrje dhe për dalje nga vendi, të kalonin persona që nuk kishin leje pronësie mbi veturën, që nuk kishin dokumente udhëtimi, patentë shoferi apo dokumente të tjera të detyrueshme. Kështu, nga fillimi i vitit 2020 deri më 25.12.2022, në disa raste kanë marrë ryshfet dhe nga mjetet e marra i kanë dhënë të dyshuarit të parë 150 euro çdo muaj”, thonë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria thonë se me 25 dhjetor janë kontrolluar 27 zyrtarë policorë ndërsa janë arrestuar 9, kurse shtojnë se komandanti i Stacionit të Policisë në pikën kufitare, dy zyrtarë të lartë policor dhe një polic dyshohet se janë pasuruar në mënyrë të paligjshme.

“Më datë 25 dhjetor, gjatë kontrolleve të kryera, tek të dyshuarit janë gjetur sende, dhurata dhe një shumë e madhe parash, të cilat ekzistojnë dyshime të bazuara se e kanë origjinën nga krimet e kryera për të cilat dyshohen. Kështu, tek i dyshuari i katërt janë gjetur 15.795 euro kartëmonedha në prerje prej 5 euro, 10 euro dhe 20 euro dhe 30 franga zvicerane, ndërsa tek i dyshuari i parë 210.000,00 denarë në prerje prej 1.000 dhe 2.000 denarëve. Në të njëjtën kohë, në objektin e V.K. “Tabanoc” në dhomën e kuzhinës në një enë metalike të vendosur në një dollap, janë gjetur 420 euro dhe 20 franga, të cilat të dyshuarit i fshehën si para të marra atë ditë si ryshfet”, theksojnë nga Prokuroria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments