BallinaLajmeJurisprudenca-BDI/ Derisa të kemi frymë, do t’i ndalim këto ligje antishqiptare

Jurisprudenca-BDI/ Derisa të kemi frymë, do t’i ndalim këto ligje antishqiptare

BDI-ja opozitare paralajmëron bllokadën e ligjit të provimit të jurisprudencës, të cilin Qeveria e ka dërguar në Komisionin e Venecias për mendim. Sipas tyre, modeli që teoria të jepet në shqip, ndërsa praktika në maqedonisht është i papranueshëm, pasi Ligji për Përdorimin e Gjuhëve e lejon që ky provim të jepet 100% në shqip.Çka po na propozojnë? Pak shqip, pak maqedonisht. Kjo është e kundërligjshme, si ne të mbështesim një zgjidhje e cila është e kundërligjshme, të cilën e ka bërë Karakamisheva, jo zotëri. Derisa të kemi frymë e sa të kemi fuqi do i ndalim këto ligje antishqiptare edhe do t’i shporrim nga institucionet këta tradhtarë”, deklaroi Arbër Ademi nga BDI.

Kundër vendimit janë deklaruar edhe studentët. Kryetari i Parlamentit Studentor të Nënë Terezës, mbrëmë në emisionin Alsat tha se po vazhdon procesi i konsultimit për hapat e mëtutjeshëm, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e protestave për ta kundërshtuar zgjidhjen.

Kërkesa e studentëve është e qartë, provimi duhet të jetë 100% shqip dhe nuk është ndonjë kërkesë që vetëm kemi dëshirë ne, ajo është e bazuar në Kushtetutën e vendit që gjuha shqipe është e gjuha e dytë zyrtare dhe Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve që çdo institucion ta përdor gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj”, deklaroi Sejdi në Alsat.

Nga ana tjetër, VLEN vazhdon ta deklarojë në opinion si punë të kryer çështjen e provimit të jurisprudencës në shqip edhe pse ende nuk dihet se çfarë mendimi apo vlerësimi do të japë Komisioni i Venecias. Edhe nëse jep Venecia mendim pozitiv, VLEN-i nuk ka shumicë të Badenterit, e cila është e nevojshme për të kaluar zgjidhjen ligjore në Kuvend. Kjo u dëshmua me bllokadën e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments