12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmePendarovski: S’ka të dhëna se kjo është bërë për qëllime politike

Pendarovski: S’ka të dhëna se kjo është bërë për qëllime politike

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në një deklaratë për media u shpreh se deri në këtë moment nuk ka kurrfarë të dhënash se rasti i mbrëmshëm në ,spitalin modular të Tetovës është bërë me qëllim, për çështje politike. Megjithatë sipas tij kjo është për momentin dhe se ditëve në vijim për këtë do të prononcohen edhe nga Prokuroria kompetente. ina-online.net
“Deri në këtë moment nuk ka kurrfarë të dhënash se kjo është e qëllimshme, me qëllim që të arrihet ndonjë qëllim tjetër politik. Por e them se kjo është në këtë moment dhe kuptohet se këtë do tua thotë sot apo ditëve në vijim prokurori kompetent”.
Ndryshe Pendarovski qëndroi sot në Tetovë për siç u shpreh të solidarizohet me qytetarët e Tetovës, familjarët e viktimave dhe të lënduarve si dhe për të biseduar me organet kompetente.
“Prokurori publik më njoftoi se për një deri në dy orë edhe formalisht do të kryhet hetimi, dhe në kohë më të shkurtër të mundshëm pastaj mund të dalin me raportin e tyre. Procedura është se ata japin urdhra deri tek institucionet tjera kompetente, nga obduksioni deri tek Ministria për Punë të Brendshme. Prokurori më njoftoi gjithashtu se do tu jepen nga 5 ditë, që secili institucionet të përgjigjet varësisht nga kompetencat e tyre, pas këtyre raporteve Prokurori do të del me një raport të kompletuar, fillimisht se cili ishte shkaku i zjarrit dhe se vallë pas kësaj eventualisht ka apo jo ndonjë gabim njerëzor”, u shpreh Pendarovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments