15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeTaravari për rastin tragjik në Tetovë: Duhet të ketë dorëheqje morale, përgjegjësia...

Taravari për rastin tragjik në Tetovë: Duhet të ketë dorëheqje morale, përgjegjësia penale vjen më pas

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në intervistë për TV Alfa në lidhje për rastin tragjik në Tetovë tha se duhet të ketë përgjegjësi morale, ndërsa përgjegjësia penale më vjen më pas, dhe nëse funksionin shteti si duhet secili duhet të mbajë përgjegjësi penale.

“Pse formohet Shtabi i Krizës pas vdekjes së 14 personave? Nesër do është varrimi i viktimave dhe pse nevojitet Shtab i Krizës? Kriza ishte dje. Dikush ka gabuar në sistemin shëndetësor, ndërsa ai që mendon se ka gabuar duhet të japë dorëheqjen deri sa të zbardhet rasti”, u shpreh Taravari.

Sipas tij, nuk është politizim nëse kërkohet dorëheqja morale për rastin e mbrëmshëm.

“Përmendin numra, 14 persona. Këto nuk janë numra, këto janë 14 jetë njerëzish, 14 tragjedi, 14 familje”, tha Taravari. telegrafi

Taravari po ashtu theksoi se në këto 20 vite, në gjithë Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur asnjë investim kapital në ndonjë spital që nga Kumanova dhe deri në Strugë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments