13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmePendarovski: Nëse deputetët e kalojnë Ligjin e lojërave të fatit me 61...

Pendarovski: Nëse deputetët e kalojnë Ligjin e lojërave të fatit me 61 vota, sot do ta nënshkruaj

asi dje vendosi të mos e nënshkruajë Dekretin për ndryshimet në Ligjin e lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese të cilin Kuvendi e miratoi me 7 shkurt në procedurë të shkurtuar, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski sot nga Tetova theksoi se kështu ka vepruar për shkak të seriozitetit të indikacioneve të BE-së se po keqpërdoret mundësia për miratimin e ligjeve me flamurin evropian në procedurë të shkurtuar. Ai thotë se ky ligj duhet të shkojë me procedurë të rregullt. Antibixhozi i zhgënjyer nga presidenti, kritikuan edhe nga Më Mirë për Tetovën, ndërsa BDI-ja e konsideron vendim për keqardhje nga presidenti.

Pendarovski theksoi se nëse deputetët debatojnë sërish dhe e kalojnë me 61 vota pro, atëherë do të nënshkruajë Ligjin e ndryshuar për lojërat e fatit.

“Para një muaji Komisioni Evropian, domethënë Bashkimi Evropian, i dërgoi letër Qeverisë nga Brukseli. Dhe thotë në procedurën e kuvendit keni një ligj që praktikisht abuzon me flamurin evropian, sepse nuk ka një direktivë të tillë evropiane. Mirëpo, deputetët e kaluan atë ligj. Para disa ditësh më erdhi ambasadori evropian dhe më tha, ky është një tjetër abuzim në një seri të flamurit evropian, që askush nuk e konteston nëse ligji është i mirë apo i keq”, tha Pendarovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments