13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeNis biznesi me ngjitëset “NMK”, shiten online për 50 denarë

Nis biznesi me ngjitëset “NMK”, shiten online për 50 denarë

Ngjitëset “NMK” dolën në shitje edhe në faqet e internetit (online), me çmim prej 50 denarë.

Ndërkohë që ka një nxitim në stacionet e kontrollit teknik, disa faqe kanë dalë me postime se ofrojnë ngjitëse edhe me dërgesë në adresën e shtëpisë dhe gjithashtu pretendojnë se janë rezistente ndaj ndikimeve të jashtme.

Paraprakisht, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kishte vendosur që ngjitësit me shenjën NMK të jepen falas për qytetarët dhe të bien në përgjegjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ngjitëset do të jenë falas për qytetarët dhe do të duhet të ngjiten në targa”, njoftoi MPB-ja javën e kaluar.alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments