4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmePendarovski i zhgënjyer nga Janeva dhe PTHP-ja: Në vend të epilogut, ata...

Pendarovski i zhgënjyer nga Janeva dhe PTHP-ja: Në vend të epilogut, ata janë në pushim

“Muajin e kaluar ishim dëshmitarë të një afere të madhe kriminele, e cila i lëkund themelet e institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe edhe më shumë e vë nën pikëpyetje besimin e qytetarëve tek ne politikanët dhe tek shteti”, tha Pendarovski.

Me kualifikim të tillë për rastin “Reket” presidenti Pendarovski e filloi konferencën për media. Ai deklaroi se është i zhgënjyer jo vetëm nga Katica Janeva, por edhe për atë që edhe pse që në fillim të publikimit të aferës kërkoi hetim të shpejtë dhe thelbësor, autoritetet shkuan në pushim.

“Unë personalisht, që nga fillimet e aferës së ashtuquajtur “Reket”, e thashë qëndrimin timë se jam i zhgënjyer nga ajo që dëgjova dhe bëra thirrje për hetim të shpejtë dhe thelbësore. Në vend të kësaj, personat kompetentë shkuan në pushim vjetor, sikur të bëhej fjalë për çështje të rregullt dhe lëndë rutinore, e nuk është ashtu”, shtoi ai.

Pendarovski theksoi se audio dhe video incizimet që publikohen në opinion këto ditë, shkaktojnë zhgënjim të thellë dhe revolt jo vetëm tek ai por edhe te të gjithë qytetarët, e posaçërisht te ata të cilët vite me radhë dhe me çmimin e presioneve të vazhdueshme dhe kërcënimeve nga pushteti i mëparshëm, protestonin çdo dit duke kërkuar drejtësi. Ai përsëri edhe kësaj here kërkoi përfundim të shpejtë dhe efikas të hetimit dhe për të gjithë ata që ekzistojnë prova të ngritën akuza. Përveç drejtësisë kërkoi edhe përgjegjësi politike dhe i thirri të gjitha ata emrat e të cilëve përmenden, të japin dëshmi para prokurorit kompetent. Nëse dëshmohet se një prokuror është i përfshirë në këtë rast, atëherë mund të vendoset në pikëpyetje e gjithë PPS-ja e cila duhet të vazhdoj të përndjek krimin, theksoi Pendarovski.

“PPS-ja e pozicionuar brenda Prokurorisë së rregullt Publike, duhet të vazhdojë t’i hetojë krimet e pushtetit të kaluar, por edhe krimet e pushtetit aktual, si dhe krimet e çdo qeverie të ardhshme. Jo të gjithë prokurorët në PPS dhe në Prokurorinë e rregullt janë të korruptuar dhe jo të gjithë gjyqtarët janë të korruptuar. Shumica e prokurorëve dhe gjykatësve janë profesionistë me integritet”, deklaroi presidenti.

I pyetur se sa e gjithë kjo do të ndikoj në proceset euro-integruese, Pendarovski tha se nuk guxohet assesi përmes rasteve të tilla, posaçërisht me mos veprimin e organeve kompetente, të jepen arsye të mendojnë në atë drejtim. Informoi se ka biseduar me persona nga Brukseli që ia kanë përcjellë se nuk ka ndryshim të rëndësishëm në shtetet që vendosin për proceset euro-integruese të vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments