13.9 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmePendarovski: E dënoj ashpër sulmin ndaj kameramanit të TV “24”.

Pendarovski: E dënoj ashpër sulmin ndaj kameramanit të TV “24”.

Reagimi i presidentit të RMV-së. Stevo Pendarovski, pas sulmit të ekipit të televizionit “24” para shtëpisë që u raportua se ishte vendbanimi i ukrainasit Oleksandr Onishchenko, i cili mori nënshtetësinë maqedonase.

“E dënoj ashpër sulmin ndaj kameramanit të TV ‘24’, Ljubisha Ignatov. Punonjësit e medias duhet të jenë të lirë të kryejnë detyrat e tyre të punës dhe janë të papranueshme sulmet që kërcënojnë sigurinë e tyre dhe i dekurajojnë të punojnë për të mirën e interesit publik dhe qytetarët, të cilët presin prej tyre informacion në kohë dhe të verifikuar. Pres hetim të shpejtë nga institucionet kompetente dhe sanksione përkatëse për kryesin e veprës penale”, ka shkruar Pendarovski në rrjetin social “Facebook”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments