8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPas një viti e gjysmë pauzë, në Cyrih rifillojnë trenat dhe autobusët...

Pas një viti e gjysmë pauzë, në Cyrih rifillojnë trenat dhe autobusët e natës

Të gjithë trenat dhe autobusët e natës në Cyrih, duke filluar nga korriku do të lëvizin përsëri në linjat e tyre.

Pas pezullimit që ishte vendosur për shkak të koronës, autobusët dhe trenat lokalë e regjionalë (S-Bahn) do të vihen në funksion nga 2 korriku, raporton srf.ch.

Siç dihet, rrjeti i natës është pezulluar që nga marsi i vitit 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19.

Tani, falë relaksimit të kushteve të pandemisë, zhvillohen më shumë aktivitete gjatë fundjavave.

Për këtë arsye kjo ofertë që është konceptuar vetëm për netët e fundjavës, gjegjësisht të premten dhe të shtunën, u vihet sërish në dispozicion qytetarëve, ka njoftuar Zürcher Verkehrsverbund (ZVV).

Këta trena dhe autobusë qarkullojnë, duke filluar nga ora 1 e pas mesnatës në çdo orë, deri në fillimin e orarit normal, të ditës. Ata bartin në të dy drejtimet, udhëtarët nga qyteti i Cyrihut që duan të udhëtojnë në qytetet tjera të Kantonit dhe në disa qytete që kufizohen me këtë kanton.

Sipas njoftimit, rifillimi i trenave dhe autobusëve të natës koordinohet në të gjithë vendin. Për këtë arsye nuk është i mundur një fillim më i hershëm sepse nevojitet planifikimi operacional.

Udhëtarët e natës i pret dhe një risi e këndshme: ata nuk kanë nevojë të paguajnë shtesën në rrjetin ZVV, e cila kushtonte 5 franga.

Kjo shtesë, qysh verën e kaluar qe vendosur të shfuqizohej duke filluar nga dhjetori i vitit 2020, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, për shkak të pezullimit të rrjetit të natës, ky vendim nuk pati arritur të hynte në fuqi. Koncepti i mbrojtjes për gjithë transportin publik vlen edhe për rrjetin e natës, thekson më tej ZVV.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments