7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPrezantuesja e famshme italiane paralizohet në fytyrë nga një gabim i dentistit:...

Prezantuesja e famshme italiane paralizohet në fytyrë nga një gabim i dentistit: Ju rrëfej ç’po heq!

Prezantuesja legjendare e “Domenica In”, Mara Venier, ka denoncuar publikisht një gabim dramatik që po i kushton shtrenjtë pasi ka pësuar paralizë fytyre dhe siç pohon, do ti duhet një kohë e gjatë që të rikuperohet.

Shtatëdhjetëvjeçarja tregoi se të hënën më 31 maj u paraqit tek dentisti i saj i besuar për të bërë një impiant dhëmbësh dhe në përfundim të procesit, i cili zgjati plot tetë orë, humbi pjesërisht ndjeshmërinë në fytyrë, në zonën e buzës së poshtme dhe mjekrës.

Mara Veniet tregon se iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje tek mjeku maksilo-facial për të korrigjuar këtë gabim, i cili mund të rezultonte fatal nëse nuk do të ishte kapur në kohë.

“Miqtë e Instagramit, dua të ndaj makthin që po jetoj. Të hënën e shkuar 31 maj shkova te një dentist këtu në Romë për një implant të planifikuar prej muajsh. Arrita në atë klinikë (tani për tani nuk po e them emrin dhe adresën) në 9.30. Dola në 17.30, pas 8 orësh!

Nga ai moment humba plotësisht ndjeshmërinë e një pjese të fytyrës sime, gojës, fytit, buzëve dhe mjekrës. Po e shmang pjesën tjetër, sepse ky nuk është vendi (me dentistin do të flasim diku tjetër).

Të enjten nxitova për te kirurgu maksilofacial, i cili pasi kontrolloi gjendjen, të premten, më operoi për të hequr implantin që shkaktoi paralizën parciale.

U shtrova në spital”, thotë Mara duke ilustruar me foto se vijon të jetë atje dhe shton: “Sot do të bëj një kontroll, por do të jetë një gjë shumë e gjatë, shpresoj të shmang një ndërhyrje tjetër”.

Sakaq një video që Mara kishte publikuar të nesërmen e operacionit ku pësoi paralizë fytyre, tregon se si ajo është duke vuajtur dhimbjet pas ndërhyrjes duke mbajtur fytyrën me akull.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments