BallinaLajmeStudentët shqiptarë para Komisionit të Venecias: Provimi i jurisprudencës të jepet tërësisht...

Studentët shqiptarë para Komisionit të Venecias: Provimi i jurisprudencës të jepet tërësisht në shqip.

Pasi kanë dëgjuar ministrin e Drejtësisë dhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve, delegacioni i Venecias gjatë ditës së djeshme rreth një orë ka biseduar edhe me studentët dhe profesorët lidhur me modelin e ri të provimit të jurisprudencës.

Takimi ka qenë konsultativ dhe nuk ka pasur debat, ndërsa studentët shqiptarë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për modelin e ofruar nga Ministria që teoria të jepet në shqip, ndërsa praktika në maqedonisht. Sipas tyre, provimi duhet të jepet tërësisht në shqip.

“Komisionit të Venecias ne i treguam se kërkesa jonë nuk është një kërkesë e lindur si një dëshirë, por është një kërkesë e bazuar në argumentet juridike dhe rendin kushtetues të këtij vendi”.
“Secili nga ne ka pasur të drejtë të japë fjalë dhe ka thënë të drejtën, në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare si dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në shtetin tonë e paraqet qartë detyrimin për zbatimin e atij ligji dhe ne kërkojmë që ato të drejta tona të zbatohen në tërësi dhe jo sipas interpretimit si ka qejf ai”.
“I bëjmë thirrje edhe Komisionit të Venecias pa paragjykuar opinionin e tyre që kur të marrë opinion të bazohet edhe në rendin kushtetues të këtij vendi dhe në argumentet juridike” deklaroi Besar Sejdiu, Kryetar i Parlamentit Studentor “Nënë Tereza”

Ajo që për studentët është në kundërshtim me rendin kushtetues, për Ministrinë e Drejtësisë paraqet zgjidhje me bazë kushtetuese dhe ligjore. Pikërisht këtë ministri Shasivari ua ka thënë përfaqësuesve të Venecias gjatë takimit të djeshëm .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments