12 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaKronikëNxirren nga lumi Radikë dy persona të vdekur

Nxirren nga lumi Radikë dy persona të vdekur

Dy persona të vdekur janë nxjerrë nga lumi Radika pasi që gjatë pasdites u denoncua se një autojet ka rënë në lum. Sipas infromacioneve të bara, bëhet fjalë për një çift nga fshati Zhitinani të Komunës Qendër Zhupë.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se sot pasdite rreth orës 14:00 është denoncuar se në afërsi të një ure në rrugën Mavrovë – Dibër në Radikë është parë një automjet, ndërsa në terren zyrtarët policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për automjet “jugo” me tabela të Dibrës ku ka pasur dy persona.

Pas ardhjes së Njësisë kundërzjarrit dhe ndihmës së shpejtë, është vërtetuar se në automjet ka pasur dy persona të vdekur.

Pas këqyerjes së vendit të ngjarjes nga ekipi policor i Gostivarit dhe prokurori publik, është vërtetuar se bëhet fjalë për një çift, ndërsa prokururori publik ka dhënë urdhër për autopsinë e trupave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments