Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela në një pres konferencë për media theksoi se koalicioni ASH-AAA do ta bllokojë shtyrjen e procesit të regjistrimit, transmeton TV21.
“Do ta bllokojmë shtyrjen e regjistrimit. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike shqiptare që ta shfrytëzojnë mundësinë dhe regjistrimi të mos shtyhet”, theksoi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.Sela edhe një herë i bëri thirrje diasporës që të vazhdojnë të regjistrohen.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, thekson se regjistrimi i popullsisë duhet të vazhdojë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërpritet, transmeton TV21.
“Regjistrimi në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërpritet”, kështu deklaroi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.