21.4 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeNuk do të lejojmë shtyrjen e procesit të regjistrimit, tha Sela

Nuk do të lejojmë shtyrjen e procesit të regjistrimit, tha Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela në një pres konferencë për media theksoi se koalicioni ASH-AAA do ta bllokojë shtyrjen e procesit të regjistrimit, transmeton TV21.

“Do ta bllokojmë shtyrjen e regjistrimit. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike shqiptare që ta shfrytëzojnë mundësinë dhe regjistrimi të mos shtyhet”, theksoi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.Sela edhe një herë i bëri thirrje diasporës që të vazhdojnë të regjistrohen.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, thekson se regjistrimi i popullsisë duhet të vazhdojë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërpritet, transmeton TV21.

“Regjistrimi në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërpritet”, kështu deklaroi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments