12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeZaev për "Sloboden Peçat": Unë u koordinova me Ahmetin dhe Kasamin për...

Zaev për “Sloboden Peçat”: Unë u koordinova me Ahmetin dhe Kasamin për vendimet nga takimi me Mickoski

Lëvizja Besa për “Sloboden Peçat” konfirmon se Kryeministri Zoran Zaev u këshillua me Presidentin e Lëvizjes BESA, Bilal Kasami, për vendimet nga takimi me Mickoski.

  • Gjatë takimit me Mickoski, Kryeministri Zoran Zaev bisedoi me Presidentin Kasami dhe e informoi atë dhe u këshillua për vendimet e marra – tha deputeti i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi.

Kryeministri Zoran Zaev në deklaratën për “Sloboden Peçat” tha se ai informoi dy partnerët e koalicionit, udhëheqësin e BDI-së Ali Ahmeti dhe Lëvizjen BESA, Bilal Kasami për vendimet e marra në takimin me Mickoski.

  • Unë bashkërendova vendimet me presidentët e BDI-së dhe BESA-s. Gjatë pushimit nga takimi me Mickoski, kemi biseduar për koordinimin në vendimmarrje dhe arritjen e një marrëveshje me VMRO-DPMNE – tha për “Sloboden Peçat”, kryeministri Zoran Zaev.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments