www.telegrami.mk
Kolumne satirike
Bilall Kasami, bashkë me drejtorin Samet Bislimi dhe punëtorët e NPK-së, paska dalë në aksion për pastrimin e lumit Shkumbin.
Shumë mirë. Lumi duhet të pastrohet.
Por një pyetje e vogël, aspak ekologjike dhe pak më shumë satirike: kur Shkumbini mezi ka ujë, pse të mos përdoren eskavatorët për një pastrim të vërtetë të shtratit të lumit, në vend që aksioni të përfundojë kryesisht me fotografi dhe një njoftim për “kujdesin ndaj mjedisit”?
Sepse Shkumbini nuk ka nevojë vetëm për një aksion që duket bukur në Facebook. Ka nevojë për pastrim sistematik të shtratit, largim të mbeturinave, mirëmbajtje të brigjeve dhe një plan që të mos kujtohet lumi vetëm kur duhet bërë një fotografi politike.
Dhe pastaj vjen këshilla për qytetarët:
“Të mos hedhim mbeturina në hapësirat publike dhe në shtratin e lumit!”
Dakord. Por qytetari mund të pyesë edhe:
Po kush kujdeset për Shkumbinin kur kamerat fiken?
Nëse lumi është pa ujë, të paktën le të mos jetë edhe pa kujdes.
Sepse Shkumbini nuk ka nevojë për PR me eskavator. Ka nevojë për eskavator me plan.
Dhe nëse tashmë paska nisur aksioni, le të pastrohet Shkumbini deri në fund — jo vetëm aq sa të dalë bukur në fotografi…www.telegrami.mk
=========================================================
lajmi që qarkullon
