3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeNesër hapen ordinancat stomatologjike, çdo pacienti do t’i matet temperatura

Nesër hapen ordinancat stomatologjike, çdo pacienti do t’i matet temperatura

Pas një muaj e gjysmë nesër për herë të parë do të hapen ordinancat stomatologjike.

Dentisti Bekim Sali po e bënë gati ordinancën e vet, për t’i mirëpritur pacientët.

Duke mbathur pajisjet mbrojtëse, doktori tha se pacientët që vizitohen nuk kanë mundësi të vendosin maska për shkak të intervenimit por është mirë të paktën të kenë doreza.

Për shkak se ne punojmë në zgavrën e gojës nuk mund të ketë maska mirëpo dorëza preferohet.

Risi për doktorët gjatë pandemisë se Covid-19 është veshja e skanfanderëve.

Tani vjen pjesa e vizirit, apo maska mbrojtëse për punonjësit shëndetësor. Kjo është gjendja në të cilën do ta takoni çdo dentist.  Tani jemi të gatshëm edhe të punojmë.

Përpara se të pranohen pacientët dezinfektohen instrumentet e punës.  (0437)

Instrumentet duhet të jenë të paketuara, të sterilizuara në këtë formë, para çdo përdorimi hapet.

Ndonëse të mbyllur, Sali tha se pacientët shpeshherë i ka këshilluar përmes telefonit. Ai ka rreth 18 të punësuar dhe nuk ka lëshuar asnjërin prej tyre nga puna, nuk e ka pasur problem as për t’i paguar.

“Ne do të punojmë me orar prej orës 8 të mëngjesit deri në 6, një orë para fillimit të orës policore. Duke iu adaptuar orës policore do ta zgjerojmë edhe orarin e punës sonë.

Duhet të bëhet dezinfektimi i këpucëve të pacientëve, domethënë një sfungjer i cili është I lagur me dezinfektues. Duart duhet të pastrohen me xhel që përmban alkool. Edhe një element shtesë që nuk e kemi pasur më herët largimi i gjitha sendeve të panevojshme në prani të pacientit përderisa punohet”, tha Bekim Sali, stomotolog.

Komisionin për sëmundje ngjitëse ka realizuar protokoll të veçantë me rregulla për sjelljen e stomatologëve në vendin e punës si dhe të pacientëve. Disa nga obligimet janë.

Oda e Stomotologëve të RMV:

Të punësuarit me simptoma të ngjashme me Covid-19 ose që kanë pasur kontakt me pacientë të infektuar nuk duhet të vijojnë në punë. Ekipit mjekësor para se të nisë me punë, t’i matet temperatura. Temperatura duhet t’i matet edhe pacientëve që vijnë për tu vizituar. Distanca kohore e pranimit të pacientëve duhet të jetë të paktën 30 minuta, derisa të dezinfektohen mjetet e punës dhe hapësira. Gjatë pritjes së radhës pacientët duhet të qëndrojnë në distancë 1.5 m nga njëri tjetri.

Sipas protokollit të sjelljes së pacientëve rekomandohet mos marrja e gjësendeve të panevojshme kur shkohet në vizitë të mjeku i dhëmbëve.

Almedina Ismajli, Gazetare:

“Gjatë shkuarjes në dentist shmangni vendosjen e byzylykëve dhe stolive të tjera, telefonave dhe çantat. Çdo ordinancë duhet të ketë një vend të posaçëm në hyrje për t’i vendosur këto pajisje”.

Nga Komisioni për sëmundje infektive kanë rekomanduar që në fillim do të trajtohen vetëm intervenime stomotologjike më të lehta.

Ndryshe me 27 mars Qeveria sjelli vendim që t’i vihet çelësi përkohësisht ordinancave stomotologjike, për shkak të virulencës së lartë të virusit korona. E prej nesër qytetarët do të mund të shkojnë te dentisti.

Shërbimet emergjente deri tani janë kryer në Poliklinikat e Qytetit të Shkupit. Në Janë Sandanski, Gjorçe Petrov dhe Bit Pazar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments