8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeSpasovski: Lehtësimi i masave do të realizohet në tre faza

Spasovski: Lehtësimi i masave do të realizohet në tre faza

Në seancën e sotme te Qeverisë kemi sjellur pakon e parë të masave, me të cilën e zvogëlojmë masat restriktive dhe marrim një hap të ri drejt normalizimit në sfera të caktuara, të cilat në këtë fazë të pandemisë Kovid – 19 në vendin tonë e lejojnë atë. Vlersojmë që situata është nën kontrollë. Nuk kemi lejuar përhapje të koronavirusit, i cili do të rrezikonte jetën e qytetarëve. Nga Komisoni për Sëmundje Ngjitëse kemi mesazh të qartë, se jemi duke hyrë në një fazë kur kemi ulje të intenzitetit të virusit, që hap mundësinë e lehstësimin e masave dhe masave restriktive.
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi planin për lehtësimin e masave restriktive, si një process i cili do të zbatohej në 3 faza”, dekaroi Spasovski.

Faza e parë është funksionimi i aktiviteteve afarsite gjatë kohës kur është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe lëvizjen e kufizuar e qytetarëve në të gjithë territorin e vendit. Prej nesër fillon faza e parë e lehtësimeve që nënkupton stërvitjet në sport, hapja e qendrave tregtare.

Faza e dytë, fillimi i aktiviteteve të punës nën protokolle të rrepta.

Faza e tretë, kthim të tërësishëm i procesit të punës me mbajtjen e higjienës dhe distancimin fizik. Dhe kjo duhet të bëhet një realitet i ri për të gjithë, u shpreh më tej Spasovski. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments