5.4 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeShikoni urën e parë automobilistike midis Rusisë dhe Kinës

Shikoni urën e parë automobilistike midis Rusisë dhe Kinës

Ura e parë automobilistike midis Rusisë dhe Kinës do të vihet në veprim pas heqjes së kufizimeve të vendosura nga pandemia e koronavirusit, raportojnë media ruse.

Ura është ndërtuar mbi vendkalimin kufitar Amur, i cili lidh qytetet e Blagoveshchensk në Rusinë lindore dhe Heyhe në Kinën veriore.

Miratimi zyrtar për funksionimin e tij u dha nga Ministria Ruse e Ndërtimit.

“Ndërmarrja e përbashkët ruso-kineze ka marrë lejen për të shfrytëzuar urën kufitare mbi lumin Amur në qytetet Blagoveshchensk dhe Heyhe. Ajo është ura e parë automobilistike midis Rusisë dhe Kinës”, tha një zyrtar i ministrisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments