12.5 C
Tetovo
E premte, 10 Maj, 2024
BallinaLajmeNë “Tabanoc” për hyrje dhe dalje pritet deri 60 minuta, ndërsa në...

Në “Tabanoc” për hyrje dhe dalje pritet deri 60 minuta, ndërsa në Bogorodicë deri 40 minuta

 Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 40 deri në 60 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 deri në 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka më pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Sipas LAMM-it, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të thata.

Prej atje rekomandojnë shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments