17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE-ja e revoltuar largohet nga manifestimi! Nikollovski: Nuk do të marrim pjesë...

VMRO-DPMNE-ja e revoltuar largohet nga manifestimi! Nikollovski: Nuk do të marrim pjesë në miting partiak të LSDM-së

Delegacioni i opozitares VMRO-DPMNE e anuloi kremtimin e Ilindenit në Meçkin Kamen, duke mos e ndjekur fjalimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Siç tha nënkryetari i partisë Aleksandar Nikoloski, kjo është për shkak të veprimeve partiake dhe politike të LSDM-së në pushtet.

-Për shkak të sjelljes së këtillë partiake dhe politike, ne në këtë moment po largohemi nga “Meçkin Kamen” dhe nuk do të marrim pjesë në fjalimin e kryetarit të Qeverisë, sepse është evidente se ky është një manifestim partiak i LSDM-së. Nuk e kemi ndërmend të marrim pjesë në mitingje të LSDM-së, ju faleminderit, tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.

-G: Për çfarë arsyesh? Ja, më motivuat që të parashtroj një pyetje. Cilat janë arsyet? A u është thënë arsyeja qytetarëve?
-A.N: Nuk ishin në listën e protokollit. Unë personalisht tentova të ndërhyj te disa, e thirra edhe protokollin qeveritar, por nuk ishin në listën e protokollit. Me sa duket vetëm anëtarët e LSDM-së figurojnë në listën e protokollit.
-G: Për sa persona bëhet fjalë?
A.N: Për mijëra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments