Trump përsëriti gjithashtu mesazhin e Komandës Qendrore të SHBA-së se Ngushtica e Hormuzit është e hapur.Donald Trump ka pretenduar se SHBA-të dhe Irani ranë dakord për një marrëveshje dje, por Irani e shkeli marrëveshjen “brenda një ore” kur qëlloi një dron drejt një anijeje. Duke folur për emisionin “Meet the Press” të NBC-së, presidenti amerikan tha se Irani bëri një marrëveshje në të cilën “hoqi dorë nga gjithçka”.“Ne patëm takime me ta… ata ranë dakord për një marrëveshje dje, një marrëveshje perfekte për ne, pa armë bërthamore, pa këtë, pa atë, pa asgjë, ata hoqën dorë nga gjithçka dhe pastaj pas kësaj, ata dolën nga dhoma, dhe brenda një ore lëshuan një dron drejt një anijeje. Unë thashë ‘ju njerëz jeni të sëmurë. Ju jeni njerëz të sëmurë’. Ne i bombarduam ata deri në vdekje mbrëmë. Ata janë njerëz shumë, shumë të këqij dhe të sëmurë”, tha ai.Trump përsëriti gjithashtu mesazhin e Komandës Qendrore të SHBA-së se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për trafikun tregtar.
