3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeNdodhi që pritej / Këshilli i përgjithshëm i LSDM-së nuk pranoi dorëheqjet...

Ndodhi që pritej / Këshilli i përgjithshëm i LSDM-së nuk pranoi dorëheqjet e Zaevit

Në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të përgjithshëm të LSDM-së, unanimisht është marr qëndrim që të prolongohen dorëheqjet e Zoran zaevit si nga posti i kryeministrit po ashtu edhe nga posti i kryetarit të LSDM-së, kjo me të vetmin qëllim që të bëhen përpjekje që të shpëtohet shumica parlamentare. Këtë e konfirmoi edhe vetë Zaevi në një deklaratë në orët e vona, ku tha se prolongimi është i përkohshëm.

“Sot kishim sugjerim nga Këshilli i Përgjithshëm për prolongim të dorëheqjeve, as dorëheqjet e mia diskutohen dhe as që vendoset për dorëheqjet e mia, për të vetmen arsye sepse kur i paralajmërova më 31 tetor, kamë thënë se mbetem këtu që të ndihmojë të mbahet shumica parlamentare dhe në rast se mundet të përforcohet, të rritet. Kjo është përgjegjësi edhe ndaj shtetit edhe ndaj qytetarëve tanë dhe është logjike që të jem i përkushtuar ndaj këtij procesi. Nuk kam diçka shtesë për të thënë sepse kryesuesi i Këshillit Qendror i ka kumtuar vendimet e Këshillit qendror, a njëkohësisht ka dhënë përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve të juaja”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Ndërkohë i pyeture nëse pret që shumica të stabilizohet, sepse VMRO-DPMNE-ja ka ndërmarr hapa konkret? Zaev me përgjigje:

“Sinqerisht pres që shumica demokratike parlamentare do të stabilizohet. Para së gjithash ajo që është e orientuar për rrugën euro-atlantike, ajo që është e orientuar për shoqërinë tonë multi-etnike, ako që është e orientuar për rruajtjen e marrëdhënieve të mira ndër fqinjësorë dhe ajo që është e orientuar ndaj reformave pozitive në shtet. Për këtë arsye janë gjithë këto përpjekje. Edhe njëherë përkujtoj se natën e 31 tetorit kur shpalla dorëheqjen ngatë dyja funksionet thashë se mbetem gjatë kësaj periudhe që të përkushtohem të ndihmoj në rruajtjen e shumicës parlamentare, dhe në rast se mundet ajo shumicë parlamentare edhe të rritet. Ditët janë para neve, gjithsesi se atë do ta mësojmë të gjithë”, tha Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments