12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi-BDI: Zaevi bëri mirë që nuk e deponoi dorëheqjen

Talat Xhaferi-BDI: Zaevi bëri mirë që nuk e deponoi dorëheqjen

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në ClickPlus tha se kryeministri Zoran Zaev mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryeministrit, pasi ende nuk ka deponuar dorëheqjen në Kuvend, shkruan TV21. Xhaferi tha se institucionet nuk mund të udhëqihen pa njoftime zyrtare.

Zotri Zaev nuk ka problem të kthehet, për faktin se zyrtarisht nuk ka deponuar dorëheqje aty ku e obligon Kushtetuta. Unë nuk mund të veproj në bazë të asaj që ka qenë deklaratë në televizion”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha se si pjesëtarë i shumicë aktuale parlamentare, vlerëson se Zaev ka bërë mirë që nuk ka deponuar dorëhejqjen.

“Si anëtarë i shumicës unë vlerësoj se ka bërë mirë që nuk hiqet. Në situatën të ciln gjindemi, mendoj që ka bërë mirë që ka rishqyrtuar gatishmërinë që e ka shprehur në konferencë për shtyp”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments