8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi: Nuk më pengon që deputetë të infektuar me masa mbrojtëse...

Talat Xhaferi: Nuk më pengon që deputetë të infektuar me masa mbrojtëse të vijnë për të votuar në Kuvend

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se nuk ka informacione zyrtare në lidhje me dy deputetët e VMRO-DPMNE-së, të infektuar me koronavirus, përcjell TV21. Xhaferi në ClickPlus tha se deputetët në fjalë do të duhet të zbatojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

“Për mua mjafton të vijnë ditën e enjte. Ata nuk guxojnë të hyjnë pa zbatuar protokollin. Mund vijn te dera dhe më informojnë që kam problem me izolimin, do të verifikohet procesi dhe procedura, do të zbatohen procedura e miratuar me vendimet përkatëse Parlament bashkëpunim me Komisionin. Ata nuk ka nevojë të qëndrojnë brenda objektit gjatë gjithë kohës. Mund të vijnë para aktit votimit rendit ditës, bëhet votimi, tërhiqen prej aty. Kur të vjen në fund votimi për mocionin do të rikthehen njejtat hapsira, njëjtën procedurë”, tha mes tjerash Xhaferi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments