3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMPPS: PENSIONIMI DO TË JETË I DETYRUESHËM PËR BURRAT DHE GRATË...

MPPS: PENSIONIMI DO TË JETË I DETYRUESHËM PËR BURRAT DHE GRATË QË TË DALIN NË PENSION NË MOSHËN 64-VJEÇARE

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mbrëmë përmes një kumtese për media njoftoi se pensionimi do të jetë i detyrueshëm edhe për burrat dhe për gratë më moshën 64 vjeçe dhe 15 vite stazh pune, por nuk përjashtohet mundësia që gratë të dalin në pension edhe në moshën 62 vjeçe në qoftë se kështu vendosin.

Lidhur me dilemat në opinion për pensionimin e detyrueshëm në moshën 64 vjeçe dhe 15 vite stazh, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se në pajtueshmëri të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pensionim të burrave dhe grave lidhur me moshën është barazuar dhe ata pensionohen në moshën 64-vjeçare. Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska për TV 24, theksoi se në procedurë parlamentare janë 4 ligje: Ligji për marrëdhëniet e punës, Ligji për Kujdesin Shëndetësor, Ligji për Punonjësit e Administratës Publike dhe Ligji për Punonjësit në Arsimin e Lartë, sipas saj këto katër ligje janë pjesë e ligjeve që parashikojnë pensionin me 64 vjet.

“Janë 4 ligje në procedurën parlamentare. Të gjitha këto ligje parashikojnë daljen në pension me 64 vjet dhe 15 vjet të shërbimit. Ky është kushti themelor për pensionin. Jo për gratë me 62, por për të gjithë me 64 vjet. Këto katër Ligje u propozuan nga deputetët koordinuar me ne”, tha Shahpaska.

Ligji për pensionim pensional dhe invalidor, në nenin 18, u lë mundësi grave të dalin në pension edhe me 62 vjeç, në qoftë se ato kështu vendosin. Shahpanska njoftoi se në janar pensionistët do të marrin harmonizimin ligjor, pra pensioni minimal do të rritet për 134 denarë, dhe mesatarja me 185 denarë.

Me pensionin e janarit, pensionistët do ta marrin harmonizimin, që do të thotë rritje të pensionit minimal për 134 denarë, ndërsa të atij mesatar për 185 denarë në muaj. Në nivel vjetor kjo do të thotë shumë rreth 2.200 denarë. Një harmonizim i këtillëme shpenzimet për jetesë pensionistët do të marrin dy herë në vit dhe në mënyrë plotësuese me rritje të bruto prodhimit vendor, si mekanizëm i tretë

Lidhur me çështjen për blerje të stazhit, ministrja Shahpaska theksoi se ajo është pjesë e programit qeveritar dhe mbetet të realizohet deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments