11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMPB-ja sekuestroi sasi më të mëdha të armëve dhe heroinës

MPB-ja sekuestroi sasi më të mëdha të armëve dhe heroinës

Tre pushkë automatike, një pushkë snajper, dy pistoleta automatike me silenciator, korniza me municion, një pushkë gjysmë-automatike, armë e cila daton nga grabitja e një dyqani për armë, dje janë gjetur në Shkup.

Siç ka informuar MPB, armatimi dje është gjetur në bunker, ndërsa sot gjatë kërkimeve në terren në bunker special janë zbuluar 2.5 kilogramë heroinë.

MPB-ja sekuestroi sasi më të mëdha të armëve dhe heroinës

“Byroja për Siguri Publike- Sektori për kriminalistikë në koordinim me SPB- Shkup- Njësia për tregti të palejuar të drogës mbrëmë dhe sot me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi-1, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete në lokacionin në rrugën ‘Alpi’ në Shkup dhe në bunker special ka zbuluar më shumë lloje të armëve”, theksohet në komunikatën e policisë.

MPB-ja sekuestroi sasi më të mëdha të armëve dhe heroinës

Nga MPB-ja, madje informojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit në fjalë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments