19.6 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeMickoski: Kemi informacione se çfarë po flitet në BDI dhe jemi të...

Mickoski: Kemi informacione se çfarë po flitet në BDI dhe jemi të përgatitur për të gjitha llojet e skenarëve

Para se të bëjmë koalicion me partitë e tjera, duhet të konsolidojmë 61 mandate parlamentare, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në intervistën në “Vetëm e vërteta” në Kanal 5. Ai theksoi se është i gatshëm për të gjitha llojet e skenarëve nga BDI, pas mesazhit të Ali Ahmetit se duhet të respektojë rezultatet e zgjedhjeve për të pasur paqe dhe stabilitet në vend.

“Jam i përgatitur si burrë për çdo skenar. Kemi informacione se çfarë po thuhet atje në parti, por jemi të gatshëm për çdo gjë”, tha ai dhe përsëriti se nuk ka mundësi të formohet Qeveria me BDI-në.

Ai ka theksuar se koalicioni VLEN e ka konfirmuar besueshmërinë e tij për të qenë partner kredibil i qeverisë së ardhshme, e cila do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments