22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeMesut Shabani / A ka edhe parti tjera nga blloku maqedonas në...

Mesut Shabani / A ka edhe parti tjera nga blloku maqedonas në Qeveri,përveç VMRO-DPMNE-së që nuk është e gatshme të ketë ndryshime kushtetuese deri pas zgjedhjeve parlamentare të 2024?!

Lajmi interaktiv

Në fillim të sqarojmë pozitën e VMRO-DPMNE-së në prag të ndryshimeve kushtetuese nëse do të ndodhin..VMRO-DPMNE si parti politike nga blloku maqedonas ngërthen në bërtham[n e saj sipas veprimeve politike të deri tashme nga viti 1992-2023 një nacionalizëm të shprehur të shtetit maqedon dhe të popullit maqedonas për ruajtjen e identitetit të kombit maqedonas.Por kjo mbështetje edhe nacionaliste edhe pushtetare kur VMRO-DPMNE është në pushtet qendror ,e la në margjina shtetin e Maqedonisë nga Europa për 30 vite, ku nuk jetojnë vetëm ata maqedonasët por edhe nacionalitete dhe kombe tjera ku shqiptarët autokton sipas territoreve ku jetojnë përbëjnë 35% të popullatës së përgjithëshme të shtetit.Me dekada refuzoi VMRO-DPMNE nën udhëheqjen Qeveritare të N.Gruevski si kryeministër i RM,ndryshimin e emrit të shtetit. Lojërat e VMRO-DPMNE-së po kthehen prapë në skenën politike por tash me Mickoskin,njëjtë por me dimension tjetër .

VMRO-DPMNE nga ajo që kam hulumtuar është në lojë on-line apo në dashuri me politikën aktuale të shtetit Bullgar,dhe kundërshtia është tisi syve për elektoratin nacionalist maqedonas .

Bullgaria e ka mashë për mosrealizimin e ndryshimeve kushtetuese VMRO-DPMNE ,ku bullgarët do të futeshin në kushtetutë si nacionalitet.Bullgarët nuk kaluan në regjistrimin e fundit të popullsisë në Maqedoni të Veriut në vitin 2021 as 5.000 të regjistruar si nacionalitet .KJO ËSHTË THIKA E DAMOKLEUT .

ÇFARË NDODH NË REALITET në vendngjarje në Maqedoninë e Veriut me popullatën aktive nga ata që nuk e flasin gjuhën shqipe. Qytete të tëra në Maqedoninë Lindore-verilindore,jugore-jugperendimore ,dhe tash po i afrohen Maqedonisë Qendrore në mënyrë masovike po marrin qytetarët pasaporta të shtetit Bullgar,që është në BE (Tetova – Gostivari-Kërçova-Struga-Dibra-ka,kush nuk ka pasaporta bullgare kuptohet të bashkëqytetarëve tanë të etnitetit maqedon) .Ky realitet në mënyrë indirekte,tregon një realitet tjetër faktik dhe praktik në terren ,numri bullgarëve sipas pasaportave kalon numrin 5.000 të Entit Statistikor të RMV-së .

Pra Bullgaria nëpërmes VMRO-DPMNE-së me kundërshti ,zhagitë ndryshimet kushtetuese në RMV,në këtë mënyrë shtetasit e RMV-së kërkojnë zgjidhje në pasaportat bullgare .REALITETI I PASAPORTAVE BULLGARE NË MAQEDONI TË VERIUT ËSHTË VETËVRASËS PËR SHTETET ME PRETENDIME,ndaj TERRITOREVE të RMV, SI SERBIA dhe GREQIA. Sa më shumë vonohet Maqedonia e Veriut për BE aq më shumë shtohet numri i pasaportave bullgare në RMV që është në BE.Pra VMRO-DPMNE edhe nacionaliste edhe ndihmëse e bullgarizimit të shtetasëve të RMV .

LSDM si parti udhëheqëse e Qeverisë në RMV(po i ndahet forca nga dy rrymat e Zaevit-Branko Cërvenkovskit ) ,mbase për matematika argëtuese ,duke pasur përkrahje të BDI-së për FRONTIN EUROPIAN,shpreson me ndryshime kushtetuese të përfitojë te ndërkombëtarët…përndryshe kjo periudhë e tashme është sipas gjitha gjasave fundi i LSDM njësoj e pret fati PPD -së…Por në kohën kur fundviti po afrohet dhe tema e ndryshimeve kushtetuese ,edhe për LSDM është gështenjë e nxehtë.Pra LSDM do mundohet nëpërmes shtyrjeve,driblingjeve të Parlamentit mos e vejë për këtë vit ndryshimin kushtetues sepse në prag zgjedhje të vitit 2024 edhe parlamentare edhe presidenciale,VMRO-DPMNE do ta sulmojë me gjithë artilerinë propaganduese se shiti LSDM interesat mqaedonase ,që 10% të kap vend te elektorati i LSDM-katastrofë .Pra edhe LSDM në hije nuk don të ketë ndryshime kushtetuese deri në pas zgjedhje të rregullta të vitit 2024.

Po çfarë do ndodhë me shqiptarët në RMV ?

Shqiptarët në RMV në aspektin e sigurisë nacionale janë më se të sigurtë… kufinjtë e RMV nuk do preken .GARANCË …NATO ËSHTË NË RMV (hyrja në NATO prishi shumë plane të fqinjëve) .Do të ketë përplasje ky nen ai nen barazia e shqiptarëve,lëshimi pe vetëm nga shqiptarët, parti të krijuara nga DBK …zvoglim të lindëshmërisë…kriminalitet tëorganizuar pushtetar,korrupsion …dhe largim masiv të popullatës për BE .Partitë politike shqiptare në RMV duhet të përkrahin BE dhe ndryshimet kushtetuese…

Nëse SHQIPËRIA ( si shtet njeh dy nënshtetësi për pasaporta) do ndahet nga rruga e udhëtimit të përbashkët me RMV në BE…atëherë modeli i Bllgarisë në RMV do të praktikohet nga nënshtetasit shqiptar në RMV që të furnizohen me pasaportat shqiptare si pjesë e BE.

Çfarë do të ndodhë me Maqedoninë e Veriut ?

Deri sa të ndryshojë struktura e politikanëve të dy blloqeve më numerike tek maqedonasit dhe shqiptarët ,do të mbetemi si ANDORA ,mbase zonë asnjanëse ,jo interesante për investues të huaj në investime kapitale,fshatra e qytete të boshatisura nga popullatë aktive, njësoj si në Bullgari,ardhje të emigrantëve nga Lindja e largët si fuqi puntore… www.telegrami.mk

Mesut Shabani -Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments