8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeMesila Doda-PDIU publikon spotin elektoral: Kemi ende një mision për të përmbushur...

Mesila Doda-PDIU publikon spotin elektoral: Kemi ende një mision për të përmbushur (film)

Nën siglën, “Partia demokratike – Aleanca për ndryshim”, sekretarja e përgjithshme e PDIU, njëherësh edhe kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, Mesila Doda ka publikuar spotin e ri elektoral.

Në nisje të spotit elektoral, Doda ka sjellë në kujtesë grevën studentore të vitit 1991 e cila u finalizua me shembjen e bustit të diktatorit Enver Hoxha.

“Nga këtu nis rrugëtimi im politik, pjesë e të cilës brezi im u shenjuan si kundërshtarë diktaturës, arrogancës dhe kundër padrejtësive sociale. Jam ende këtu sepse besoj se kemi ende një mision për ta përmbushur, Shqipëria një vend normal, Shqipëria një vend i pa vjedhur, ku funksionojnë institucionet dhe demokracia funksionon. Nëse dhe ti mendon se ky vend ka nevojë për ndryshim, voto Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim numrin-9. Unë jam Mesila Doda numri 12 në këtë listë”. 

Videon e këtij spoti e gjeni në vijim:

https://27.al/mesila-doda-publikon-spotin-elektoral-kemi-ende-nje-mision-per-te-permbushur-film/
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments