Servilizmi i partive dhe bizneseve shqiptare ndaj pushtetit e ka defaktorizuar votën shqiptare në Bërvenicë. Interesat e ngushta partiake dhe biznesore janë vënë mbi interesat e qytetarëve.
Në këtë fushatë, qytetarët e Bërvenicës e kanë parë më shpesh kryeministrin sesa kandidatin e partisë së tij. Në vend që kandidati të dalë vetë para qytetarëve dhe të përballet me kërkesat e tyre, fushata zhvillohet nën hijen e kryeministrit.
Deklaratat se qytetarët do ta kenë më mirë nëse votojnë kandidatin e partisë në pushtet tregojnë një mentalitet të mbrapshtë partiak: komunat dhe qytetarët diskriminohen nëse zgjedhin kryetar nga një parti tjetër.
Kështu shkelet parimi i decentralizimit, një nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit, që synon komuna sa më të pavarura nga pushteti qendror.
Gabimet e vitit 2025 nuk duhet të përsëriten.
Dalja masive në zgjedhje dhe vlerësimi i kandidatëve sipas përgatitjes profesionale, kapacitetit intelektual dhe integritetit janë thelbësore për të ardhmen e komunës.
