19.2 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeMe cilin popull mendojnë qytetarët se ngjajnë me shumë shqiptarët?

Me cilin popull mendojnë qytetarët se ngjajnë me shumë shqiptarët?

Edhe pse 66.5% e shqiptarëve mendojnë se grekët janë populli më diskriminues ndaj shqiptarëve, në të njëjtën kohë mendojnë se janë populli me i ngjashëm me ne.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, se cili është populli me të cilin shqiptarët ngjajnë më shumë, 45.4% e shqiptarëve kanë thënë se janë grekët.

Pasuar nga Italianët me 34.9%, të cilët kur vjen fjala tek diskriminimi ndryshe nga grekët zënë vetëm 3.5%.

Lista e popujve me të cilët shqiptarët mendojnë se kanë ngjashmëri vijon më gjermanët me 9.6%, austriakët 2.9%, spanjollët 2.2%, anglezët 1.8%, zviceranët 0.9%, belgët 0.8% dhe holandezët e nordikët me 0.2%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments