6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeMASH: Rreth 80 për qind e nxënësve me sukses e ndjekin mësimin...

MASH: Rreth 80 për qind e nxënësve me sukses e ndjekin mësimin onlajn

Nga fillimi i vitit shkollor, numri i nxënësve të cilët e ndjekin mësimin onlajn është rritur për rreth 10 për qind, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Për një javë jo të plotë rreth 80 për qind e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme me sukses u bashkangjitën në mësimin onajn, ndërsa kjo përqindje nga fillimi i vitit gjatë gjithë kohës rritet. Të tjerët nxënës dhe mësimdhënës në arsim fillor dhe të mesëm kanë paraqitur se kanë vështirësi gjatë lidhjes në mësimin onlajn, ndërsa si arsye më të shpeshtë i potencojnë – lidhjen e dobët të internetit ose mospasjen e pajisjeve. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në koordinim me kryetarët e komunave, vetëqeverisjet lokale dhe drejtorët e shkollave dhe punohet në tejkalimin e këtyre sfidave”, informojnë nga Ministria.

Siç theksojnë nga MASH, modeli i mësimit onlajn u tregua si funksional dhe i suksesshëm, ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit janë të kënaqur nga ajo se si zhvillohet mësimi në distancë.

“Apelojmë deri te të gjithë ata të cilët e bojkotojnë mësimin se çdo ditë e humbur e mësimit është në dëm direkt të fëmijëve. Të gjithë nxënësit duhet ta fillojnë vitin shkollor dhe më e rëndësishme se gjithçka është procesi arsimor të vazhdojë”, thonë nga MASH.

Nga Ministria informojnë se mbi 98 për qind e nxënësve nga klasa e 1-3 e ndjekin mësimin me prani fizike në shkolla, ndërsa diçka më pak se dy për qind mësojnë në distancë. Për nxënësit të cilët nuk kanë pajisje për mësim onlajn, ndërsa megjithatë duhet të mësojmë në distancë. Për nxënësit të cilët nuk kanë pajisje për mësim onlajn, ndërsa megjithatë duhet të mësojnë në distancë me sukses emitohen orët 15-të minutëshe në televizion përmes radiotelevizionit nacional.

Gjithashtu, mësimdhënësit kanë obligim t’u shtypin materiale dhe rregullisht t’i dorëzojnë, por edhe të jenë në komunikim të përhershëm me to dhe familjet e tyre, që ta ndjekin materialin mësimor, citojnë nga MASH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments