10.7 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeMarrëveshja me “Bechtel Enka”, Grubi: VMRO-ja vazhdon të shpifë

Marrëveshja me “Bechtel Enka”, Grubi: VMRO-ja vazhdon të shpifë

Duke folur për marrëveshjen me gjigantin, “Bechtel Enka”, për ndërtimin e Korridorit 8-të, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka demantuar informacionet dhe “shpifjet” e opozitës duke thënë se Qeveria nuk duhet ti paguaj Bechtel Enkas-s 59 milion euro.

Sipas Grubit, kjo është shpifja e radhës nga VMRO-DPMNE.

“Ne si qeveri propozuam deri tek deputetët të miratojnë një ligj për uljen e kostos së projektit, për pagesë shtesë të secilit punëtor i cili punon jashtë 8 orëshit të punës, pra pse të punohet në këtë projekt madhor vetëm me një ndërrim 8 orësh, kur mund të punohet me nga 2 ose 3 turne dhe të kemi punë më shumë efikase. Nëse kalojnë afatet ligjore për këtë ligj punë, rruga do të kryhet për 57 muaj, nëse nuk ndryshohet ligji punimet edhe mund të zgjasin më tepër”, thotë Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments