10.2 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeMaqedonia me dallime mes të varfërve dhe të pasurve, rekord në borxh...

Maqedonia me dallime mes të varfërve dhe të pasurve, rekord në borxh publik

Më 26 prill të vitit 1992 filloi pavarësimi monetar i vendit. Valuta e Maqedonisë, Denari në Kuvend u prezantua nga kryeministri i parë i vendit, Nikolla Klusev. Në këto tre dekada ekonomia e Maqedonisë përjetoi disa tronditje serioze. Tronditja e parë më serioze ishte në vitin 1994 me vendosjen e embargos tregtare nga ana e Greqisë. Bllokada tregtare zgjati plot 18 muaj ndërsa vlerësimi i humbjeve nga kjo ishin diku 2 miliardë euro. Disa vite pas pavarësimit filloi edhe privatizimi i kompanive shtetërore sipas Ligjit për transformimin e ndërmarrjeve me kapital shoqëror-proces që në rrugë la mijëra punëtorë ndërsa drejtorët e sistemit të mëparshëm brenda natës si aksionarë shumice u bënë pronarë të kompanive. Në vitet e hershme të 90-ve Banka qendrore e Maqedonisë filloi ta mbajë kursin devizorë në 27 denarë për një markë gjermane por gjërat ndryshuan në vitin 1997 kur denari pësoi devalvim prej 16% dhe 1 markë kushtonte 31 denarë. Pas aplikimit të valutës së re në kuadër të Eurozonës denari me kurs të qëndrueshëm prej 61 denarë për një euro. Pas krizës globale në vitin 2008 që e kaploi tërë botën dhe pandemia shkaktuan turbulenca në ekonominë e Maqedonisë. Guvernatorja Anita Bezhovska thotë se Banka Popullore do të vazhdojë me politikat e saja të lirshme monetare për të dhënë mbështetje në rimëkëmbjen e ekonomisë të goditur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike. Por ajo paralajmëron edhe efekte të mundshme të padëshiruara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments