7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmePara zyrave të BE-së kërkohet drejtësi, protestë për rastet që dyshohet të...

Para zyrave të BE-së kërkohet drejtësi, protestë për rastet që dyshohet të jenë të montuara

arshuan nga sheshi “Skenderbeu” deri para zyrave të Bashkimit Evropian për të bërë disa kërkesa. Thonë se organet e Maqedonisë janë të shurdhëta, andaj kërkesat e tyre i drejtojnë edhe para zyrave të Bashkimit Evropian. Bedri Hajdari, familjar i të dënuarve në rastin “Monstra” kërkon hetim ndërkombëtar në vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

“I ftoj që të na ndihmojnë dhe ta monitorojnë rastin. Të ndikojnë dhe të ushtrojnë trysni te organet qeveritare të RMV-së, që rasti të merret parasysh seriozisht dhe nëse ka mundësi me ekspertiza të reja, pasi që ekspertët e asaj kohe dolën se i kanë falsifikuar dokumentet dhe nuk dhanë asnjë përgjegjësi”, tha Hajdari.

Edhe Idriz Sinani, kryetar i Shoqatës për të drejta të njeriut, thotë se për gjitha rastet e montuara siç i quan ai, duhet hetim ndërkombëtar.

“Për rastin “Monstra”, “Alfa”, “Sopoti”, “Lagja e Trimave” në Kumanovë si proces i montuar me përmasa tragjike dhe me pasoja të shumta për fatin e ish-komandantëve të luftës 2001. Kërkesat tona kanë qenë që në këtë rast të ndërhyjë më fuqishëm faktori ndërkombëtar për të bërë hetimet më të detajuara se çfarë në vërtetë ka ndodhur në këtë proces”, tha Sinani.

Protesta ishte me numër të vogël të protestuesve, për shkak se siç thanë organizatorët, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve me Covid-19. Thonë se qëllimi i tyre është të japin mesazh me fjalë dhe jo me brohoritje e trazira!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments