Deri sot nëpërmjet aplikaconit për vetëregjistrim, janë regjistruar gjithsej 68.668 persona nga diaspora.
Regjistrimi do të vazhdojë deri më 21 prill, ndërsa për shtetasit e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit regjistrimi ka filluar më një mars, transmeton Telegrafi.
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani dje deklaroi se personat e regjistruar kanë kaluar 60.000 persona. Në vendin e parë është Zvicra me 16 mijë regjistrues, pasuar nga Gjermania me 10 mijë dhe Italia me 6.000 mijë.